Arsyet kryesore janë tri dhe po ndikojnë në favor të londinezëve të Zhoze Murinjos. Së pari, në “Old Traford” ende nuk kanë hequr dorë nga ëndrra kryesore, Xhejzën Sanço, edhe pse ylli i Dortmundit mund të kushtojë mbi 100 milionë euro, pse jo 120. Totenhemi nuk ka mundësi të marrë një lojtarë të tillë, ndaj edhe do të kënaqet me Bejlin 31-vjeçar. Vetë uellsiani nuk ka ndërmend të shkojë tek Junajtidi e të rrijë në stol, nëse vjen Sanço, kurse tek Spërsat mund të luajë. Së dyti, Totenhemi mund t’i ofrojë Realit yllin e ri Dele Ali, një lojtar shumë i mirë edhe pse paksa i çoroditur. Së treti, presidenti i “gjelave”, Daniel Levi po bisedon me madrilenët për mbrojtësin e tyre, Regilon, që e kërkon Murinjo, pra janë në kontakt.
Sfidanti.al