Motrat e Riyad Mahrez sulmohen në sallonin e tyre të bukurisë

Dounya dhe Ines Mahrez përjetuan një aventurë të shëmtuar. Motrat e sulmuesit të Manchester City, Riyad Mahrez  që janë pronare të një salloni bukurie në orët e fundit u bënë viktima të një sulmi nga nga bandë e përbërë nga 12 persona. Douyna tregon se gjithcka ndodhi pasi një kliente nuk deshi të paguante pasi iu krye shërbimi. ‘në pak sekonda, 3 makina u shfaqën përballë sallonit dhe këta tipat hynë brenda dhe filluan të na sulmonin-tregon Douyna-po bërtisnin dhe fyenin të gjithë botën. Hodhën gjëra në tokë dhe vepruan pa mëshirë. Njëri tentoi të më mbyste, një tjetër shkeli këmbën e motrës sime të vogël’

Douyna që u shfaq shumë e tronditur për cfarë ndodhi la të kuptohet se kjo ngjarje kishte të bënte me faktin se ajo ishte motra e sulmuesit të Manchester City

‘Të gjithë jemi të prekur dhe të traumatizuar. Nuk e di se përse ndodhi kjo dhe mund të jetë sepse jemi motrat e….(Riyad Mahrez)’-tha ajo-unë dhe motra ime ngrihemi cdo mëngjes për të shkuar në punë. Punojmë shumë dhe meriojmë respekt’

Ndërkaq vetë Riyad Mahrez nuk ka mundësi që të vizitojë motrat e tij pasi është në izolim për shkak se ka rezultuar pozitiv në testet për Covid 19

Sfidanti.al