Gënjen Olasi apo holandezët, e merr apo jo Barça, Memfis Depain?!

I zoti punës thotë “JO”, ndërsa “tellalli” në këtë rast e bën të shitur pa një, pa dy. Cili do të jetë fati i Memfis Depait, yllit të sulmit të Olimpikut të Lionit, që shkëlqeu në Champions e po shkëlqen tani edhe në kampionat? E përditshmja holandeze, “Telegraf” shkruajti se Barcelona do ta marrë për 25-30 milionë euro, veçse një ndërhyrje interesante ka bërë vetë presidenti lionez, Zhan-Mishel Olas. “Presidenti i Barçës më tha të dielën se klubi i tij po vuan shumë nga kriza e Kovidit, dhe se nuk ka mundësi të bëjë një ofertë”.

Sfidanti.al