Nuk kishte parë kurrë NBA-ja diçka si kjo që bëri Denveri!

Në raundin e parë ishte duke u eleminuar nga Juta Xhazi, por edhe pse u ndodh në humbje 1-3, ia doli ta përmbyste e të kualifikohej. Denver Nagetsi e përsëriti këtë gjë edhe ndaj Klipersave në gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore, ku u kualifikua për herë të parë që nga viti 2009. Nën udhëheqjen e dyshes Jokiç-Marrej, triumfoi në ndeshjen e shtatë dhe vendimtare me shifrat 104-89, madje duke u ndodhur sërish në dizavantazh me dy shifra (mbi 10 pikë). Klipersat ishin në epërsi 3-1 me fitore, por Denveri përmbysi duke u bërë e para skuadër në historinë e NBA-së që përmbys dy deficite 1-3 në të njëjtën fazë plej ofi. Në të gjithë sportin e amerikan, më herët këtë e kishin arritur vetëm Kanzas Siti Rojëls në 1985 dhe Minesota Uajld në 2003.

Marrej shënoi 40 pikë, ndërsa Nikola Jokiç pati një tripëll dabëll të veçantë me 16 pikë, 22 topa në tabela e 13 asistë. Kontributi i tij ishte i madh edhe pse ai gaboi shpesh në gjuajtje, por asistet e tij ndihmuan Marrejn. “Trajner, do të kesh një dhuratë për ditëlindje, – i tha serbi teknikut Majkëll Maloun, – ose do të kthehesh në shtëpi, ose do të kualifikohesh”. Ndodhi e dyta dhe Denveri do të ndeshet në finalen e Perëndimit me Lejkërsat e Lebron Xhejmsit, që do të jenë favoritë.

Sfidanti.al