Leicester ‘peshkon’sërish në Itali, merr Ünder nga Roma

Cengiz Ünder i thotë lamtumirën Romës  pas 3 vitesh, 70 ndeshjesh dhe 13 golave. Sulmuesi turk është pranë kalimit të Leicester me klubin anglez që fitoi konkurrencën e Herthas së Berlinit për kartonin e futbollistit dhe është gati të derdhë në arkat e verdhekuqve 25 milionë Euro. Në këtë pikë mungojnë vetëm disa detaje për të mbyllur me sukses tratativat. Ünder bëhet futbollisti i dytë i Serisë A që blihet nga Leicester pas Castagne nga Atalanta

Roma po përfiton jo pak në këtë periudhë të merkatos të ardhura të cilat i xhiroi për blerjen e Kumbullës, ndërkohë që pritet edhe ardhja e Milik. Ünder ishte prej muajsh në merkaton e transferimeve duke qenë se nuk ishte më pjesë e planeve të Fonsecas. Me shitjen e tij Roma siguroi një plusvalencë të mirë duke qenë se në 2017 për blerjen e kartonit të tij verdhekuqtë shpenzuan 14 milionë Euro.

Sfidanti.al