Në kohën e stadiumeve te boshatisur nga COVIDI 19, ky goli i Tiranes në thellësi të minutave shtesë të Dervbit, do të mbahet mend si më i zhurmëshmi, më çliruesi, por dhe më i bejkuari nga qielli. Ashtu siç ndodhi, trajneri Egbo kishte 100 arsye të vraponte në fushë, të përulej ndaj tës madhit në qiell, ngaqë ai gol në fundin e fundit të ndeshjes erdhi më shumë nga lart, ishte qiellor, sesa i përkiste tokës. Thonë se ky është fati i kampionit, dhe ai gol mrekullues i Muçit do të kishte marrë përmasa të tjera në stadiumi do të kishte jetë të ndezur tifozerie, nuk do të ishte kaq i heshur dhe kaq i pakuptimtë…
Për Tiranën do të kujtohet si Derbi me të cilin u pajtua me humbjen në shumicën e kohës, por me një fund nderues, ku goli lindi si një kapriçio që tradhëtonte logjikën e ndeshjes.Për Partizanin do të kujtohet si dueli me Covidin 19, më parë se të ishte një armiqësi e lashtë me rivalin historik. Olsi Rama, që shfaqej në ekran me gjeste trajneri, duke justifikuar Sormanin që “tradhëtoi nmoralisht” demat nga frika e Covidit , paska thënë se “çunat e kuq” u treguan burra të fortë, edhe pse me një dyzinë mungesa. Dhe në një tokë, ku burrëria e këtij sporti luhatet shumë në bursën morale, nëse do të besonim, Partizani ishte më shumë fitues se Tirana. Edhe pse thonë se Tirana arriti më shumë se një barazim, madje dëgjohet edhe “dribluesja” se për bardheblutë ishte si një fitore!
sfidanti.al