Capello pa filtra: Ronaldo mendonte vetëm për femrat

Fabio Capello, një nga trajnerët më të njohur në historinë e futbollit, ka bërë një rrëfim të gjatë dhe pa dorashka mbi karrierën e tij, gjatë një eventi në “Teatro Comunale di Ferrara”. Italiani foli për lojtarët që ka drejtuar dhe takuar, duke mos kursyer aspak kritikat dhe vlerësimet e drejtpërdrejta. Capello foli gjithashtu për periudhën e tij te Real Madridi, duke e quajtur largimin dhe rikthimin te Milani “gabimin më të madh të karrierës së tij”.

Një nga deklaratat më të forta ishte ajo për brazilianin Ronaldo Nazário. Capello kujtoi një bisedë të drejtpërdrejtë me të: “Kur erdhi, e pyeta: sa peshoje kur fitove Botërorin? 84 kg. Po tani? 94 kg”. Sipas tij, Ronaldo ishte një lojtar me talent të jashtëzakonshëm, por jo shembull profesionalizmi: “Ishte lider negativ, sepse nuk stërvitej si duhet dhe ndikonte keq te të tjerët. Shkonte shpesh në diskoteka, kishte shtuar peshë dhe mendonte vetëm për femrat”. Deklaratat e Capellos kanë ngjallur sërish debat, duke rikthyer në vëmendje figurat e mëdha të futbollit dhe mënyrën e ndryshme se si ata janë perceptuar nga trajnerët që i kanë drejtuar.

sfidanti.al