Barça, ç’vlen akordi me Lautaron, kur nuk ke paratë për të paguar Interin!

Argjentinasi e ka bërë lëvizjen e tij, dhe lajmet janë që Martinez ka rënë dakord financiarisht për të shkuar në “Kamp Nou”. Në futbollin e sotëm vlen shumë vullneti i futbollistit, por vetëm nëse klubi që kërkon ta marrë, i ka paratë për të paguar kartonin. Për fat të keq, duket se Barcelona nuk i ka mundësitë financiare për të paguar 112 milionë euro për klauzolën që ka në kontratë Lautaro Martinezi, ndaj edhe gjithçka duket e vështirë. Katalanasit duhet të gjejnë një mënyrë për të “postuar” Filip Kutinjon, në mënyrë që të kursejnë rrogat e tij, dhe të sigurojnë qoftë edhe një pjesë të madhe të parave për kartonin e Lautaros. Për fat të keq, askush nuk dëshiron të shpenzojë shumë për Kutinjon, dhe kjo e pengon Barçën që të financojë transferimin e sulmuesit të Interit. Jo më kot, drejtuesi i lartë, Bepe Marota, e ka ftuar argjentinasin që “të gjejë paqen e shpirtit”, pra të bindet se nuk është realiste mundësia që ai të bashkohet me Barcelonën.

Sfidanti.al