Red Bull i mbyll dyert Vettelit: Nuk ka vend për të

E ardhmja e Sebastian Vettel nuk do të jetë te Red Bull. Ditët e fundit u shtuan zërat për një rikthim të gjermanit  që në 2021 do të largohet nga Ferrari te skuderia austriake pasi u pa teksa bisedonte me Christian Horner dhe Helmut Marko gjatë fundjavës së kaluar. Por Red Bull përgënjeshtroi menjëherë këto zëra

‘Jam i habitur për mënyrën sesi përfundoi raporti mes Vettel dhe Ferrarit, por e di që në 2021 te Red Bull nuk ka asnjë vend për të-tha bosi i Red Bull, Helmut Marko- Për  sezonin e ardhshëm dyert janë të mbyllura për të. Në 2022 do të përfundojnë kontratat dhe do të mendojmë se cfarë do të bëjmë. Për momentin jemi të përqendruar te pilotët aktualë dhe jemi të kënaqur me rendimentin e tyre. A do të kthehet Vettel në nivelet që ishte kur fitoi botërorët? Duhet të pyesni atë vete, vendimin për atë cfarë do të bëjë në të ardhmen e merr ai vetë’.

Në të njëjtën linjë me Markon qëndron edhe Christian Horner përsa i përket kthimit të Vettel te Red Bull.

‘Vettel do të jetë gjithnjë në historinë e Red Bull, por jemi të impenujuar në maksimum për pilotët tanë e mendojmë se kemi një skuadër shumë të mirë me Max dhe Albin. Jemi të vendosur të refuzojmë Seb dhe ai është i ndërgjegjshëm’.

Sfidanti.al