Dëmtim shokues për Smith; oksigjen në fushë

Dëmtim shokues për mbrojtësin e Bournemouth Adam Smith gjatë sfidës së Premier League kundër Tottenhamit. Futbollisti 29 vjecar u përplas me Ben Davies dhe futbollistët në fushë thirrën menjëherë ndihmën e shpejtë pas goditjes së  fortë të pësuar në kokë që e bëri të humbasë ndjenjat. Adam Smithit iu dha oksigjen në fushën e lojës nga mjekët dhe pas 8 minutash doli nga fusha me barrelë por i ndërgjegjshëm.

Sfidanti.al