Pas një pritjeje dhe heshtjeje të gjatë, motoGP është gati të kthehet në pistë dhe do ta bëjë me një lajmë bombë; Rossi do të vazhdojë të garojë në këtë kampionat. Lajmi publikohet nga e përditshmja ‘La Gazzetta Dello Sport’ sipas së cilës, Valentino Rossi do të firmosë me skuadrën Petronas për 2 sezone nga 2021 dhe njoftimi zyrtar do të bëhet në Jerez në 19 korrik
Shoku i skuadrës së ‘Doktorit’ që do të garojë deri në moshën 43 vjecare, do të jetë pikërisht miku i tij Franco Morbidelli. Dyshimet dhe reflektimet e Valentino Rossit u fashitën në favor të një zgjedhjeje pak të cmendur, por padyshim tërheqëse, garimin edhe për 3 sezone duke përfshirë këtu edhe atë aktual.
Gjatë gjithë këtyre viteve Valentino Rossi ka me siguri 2 ovjektiva; rekordin e fitoreve në Botërore të Giacomo Agostini i pari në histori, por ky objektiv duket si një mision i pamundur pasi duhen 8 fitore për ta barazuar dhe 9 për ta thyer e sidomos titulli i 10 Botëror të cilin e humbi dy gara nga fundi në 2015 dhe që i djeg ende Doktorit.
Sfidanti.al