Mos i bini  në qafë Egbosë kampion, të gjithë e kemi gënjyer veten..!

Një ditë të bukur, ditë protagonizmi  nga ato që presidentët  dalin në fushë për ta bërë vetë golin , presidenti Gjici ka hedhur  këtë shigjetë  ironike: “ Kam besim se trajneri i Kukësit që është një trajner portierësh, ta mundi në fund trajnerin Egbo të Tiranës që, edhe ai, është një trajner portierësh!”  Fjalët e presidentit , siç ndodh rëndom,  shkuan shpejt në eter, pa u kujdesur askush që të thotë se tek ne , sipas modës së këtyre dy dekadave,  fituesit e mëdhenj nuk janë trajnerët, por vetëm presidentët!  Kjo psikologji është rrënjosur më shumë  edhe per meritë të vetë trajnerëve  kur shpallen kampionë, të cilët  i thurren lavde pa kufi  presidentit. Madje , janë gati t’u shpëtojë goja  dhe te thurrin lavde edhe per  presidentin e presidentëve, atë që luan zaret e fatit për titullin…

Dhe në një vend ku strategjitë dhe skemat pas kuintave i bëjnë presidentët, trajnerët s’mund te bëjnë gjë tjetër, veç te qëllojnë njëri-tjetrin,  ndezin xhelozira që , në fund të fundit,  nuk varen nga ta, por nga “pronarët” e tyre. Ditët e fundit, Sulejman Starova ka bërë një dekalaratë, që nuk i shkon për shtat asnjë trajneri aktual , më pak akoma një ish-trajneri.  Deklarata në ekran: “ Egbo është një trajner portierësh që u thotë futbollistëve shkoni në fushë dhe fitoni!”  Përse themi pikërisht në këto momente se Egbo nuk është trajner i vëretë, por i improvizuar? Sikur Starova të bënte një listë me trajnerët fitues të kampionateve gjatë këtyre 20 viteve,  nuk do të habitej përse Egbo ka “prerë” kostumin e kampionit.Ja dhe një shëmbull që nuk na pëlqen fare ta kujtojmë : edhe kur Kombëtarja u kualifikua për në Europian, të gjithë thonin në kor, madje FSHF-ja  bërtiste me zë koke,  se merita nuk ishte e trajnerit De Biazi, por vetëm e vetëm e presidentit Duka…

Sfidanti.al