Diego Costa dënohet 6 muaj burg për evazion fiskal, konvertohet në gjobë

Diego Costa është dënuar nga drejtësia spanjolle me 6 muaj burg për evazion fiscal. Pas Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, është sulmuesi i Atletico Madrid që dënohet për mosderdhje në organet tatimore iberike të të ardhurave  të siguruara në vitin 2014.

Spanjolli mësohet se ka fshehur të ardhurat nga një kontratë sponsorizimi me Adidas me vlerë prej 800 mijë Eurosh të firmosur pak kohë para kalimit te Chelsea dhe sponzorizime të tjera për të arritur një vlerë totale të evazionit prej 1.1 milionë Euroh.

Megjithatë, sipas RTVE, Diego Costa do të evitojë burgun pasi ka arritur të gjejë një marrëveshje me prokurorinë për konvertimin e dënimit me 6 muaj burg në një gjobë prej 36 mijë Eurosh.

Sfidanti.al