Vince Carter i mbiquajtur ‘Air Canada’ ëndërronte një lamtumirë më të bukur nga parketi i NBA pas 22 vitesh karrierë, por pandemia coronavirus e bllokoi kampionatin dhe me shumë mundësi mbylli edhe karrierën e tij. Vendimi për formatin e ri me të cilin Liga Amerikane e Basketbollit do të kthehet në fushë, sheh që Atlanta nuk do të zbresë në parket duke qenë një prej 8 skuadrave që e kanë mbyllur tashmë sezonin 2019/2020 dhe kur të kthehet në parket në sezonin pasardhës me siguri do të jetë pa Vince Carter i cili kishte deklaruar se do të varte këpucët në gozhdë në fund të sezonit aktual.
Vince Carter ka pasur një karrierë fantastike si basketbollist. Amerikani u zgjodh në Draftin e 1998 dhe e mori pseudonimin ‘Air Canada pasi fitoi garën e zhytjeve në 2000 në Oakland
‘Nuk do të doja kurrë që kjo ditë të vinte-shkruante në rrjetet sociale shoku i skuadrës së Carter, Trae Young-22 vjet basketboll I luajtur në nivelin më të lartë është dicka e cmendur, por ti vëlla ia dole mbanë. Të gjithë kujtimet dhe zhytjer në dhomat e zhveshjes do të jenë me mua përgjithmonë!! FALEMINDERIT’.
Më pas basketbollisti i ri shtoi: ‘Megjithatë, askush në botë përvec meje nuk mund të thotë se i ka dhuruar koshin e fundit të karrierës Vince Carterit dhe kaq’.
Sfidanti.al