Tenis, ka shpresa për rikthimin e eventeve në muajin gusht

Sezoni i tenisit profesionist që aktualisht është i pezulluar deri në 31 korrik, mund të nisë më shpejt nga sa është parashikuar, pas pauzës së imponuar nga pandemia Covid 19. Sipas të përditshmes spanjolle ‘Marca’, ATP ka organizuar një videokonferencë në 10 qershor në 16:00 me orën evropiane për t’I informuar për vendimin që është marrë për të ardhmen. Nëse Federer dhe kolegët e tij do të marrin njoftimet e para në 10 qershor, në 15 qershor është parashikuar një komunikim zyrtar nga drejtuesit e ATP.

Në 18 qershor do të jetë radha e trajnerëve që të thirren në mbledhje për të diskutuar kushtet e rifillimit. Ndërkaq flitet për një supergrumbullim të lojtarëve në Neë York në periudhën gusht-shtator për zhvillimin e Turneut Masters të Cincinnatit dhe US Open

Sipas ‘New York Times’, Federata Amerikane e Tenisit i ka prezantuar ATP dhe WTA propozimin për të spostuar turneun e Cincinnatit në New York. Ideja është që të bashkohen lojtarët në një vend për më shumë se  muaj për të lehtësuar aspektet ligjore në lidhje me karantinimin dhe kufizimin e udhëtimeve.

Në këtë mënyrë,  cështja mbetet te konfirmimi i datave të parashikuara në 17-23 gusht për të evituar rrezikun e anulimit. I njëjti diskutim për US Open i parashikuar të zhvillohet në 24 gusht-13 shtator për të cilët vendimi do të bëhet i ditur brenda muajit qershor.

Përpara Cincinnatit në program është turneu Masters i Torontos, ndërsa në kampin e femrave ËTA Premier 5 I Montrealit është anuluar tashmë sepse Quebec i ka ndaluar të gjitha aktiviteter kulturore dhe sportive deri në 31 gusht.

Sfidanti.al