Kupa e Italisë, Spadafora konfirmon: Gjysmëfinalet afrohen në 12-13 qershor

Ministri Italian i Sporteve, Vincenzo Spadafora konfirmoi se gjysmëfinalet e kthimit të Kupës së Italisë do të përafrohen në 12-13 qershor. Në fillim do të zhvillohet ndeshja mes Juventusit dhe Milanit, e mbyllur 1-1 në San Siro, më pas do të jetë Napoli-Inter me skuadrën e Gattusos që fitoi në tokën milaneze me rezultatin 1-0.

Ndërkaq në 17 qershor do të luhet finalja e Kupës së Italisë sipas programit në Olimpico të Romës

‘I kërkova botës së futbollit nëse mund të rinisin me Kupën e Italisë duke qenë se do të jenë 3 ndeshje, 2 gjysmëfinale dhe 1 finale që do të transmetohen nga RAI dhe që do të mund të ndiqen nga të gjithë italianët-nënvizoi Spadafora. Përsa u përket orareve të ndeshjeve, me shumë mundësi ato do të zhvillohen në 21:45, një orar ky që do të përdoret edhe në ndeshjet e kampionatit të Serie A që nga 20 qershori që është data e rikthimit të tij.

Sfidanti.al