Te berberi pa maskë, Sancho hap polemika në Gjermani

‘Jadon Sancho është akoma shumë i ri’. Kështu u shpreh Drejtori Sportiv i Borussia Dortmund, Michael Zorc në lidhje me talentin anglez që u bë protagonist i një polemike në Gjermani për shkak të një fotoje ku ai shfaqet teksa një berber i pret flokët me futbollistin që është pa maskë në fytyrë. Por sipas të përditshmes ‘Bild’ edhe futbollistë të tjerë të verdhezinjve kanë bërë fotografi gjatë takimeve të tyre në shtëpi me një berber të famshëm

Rregullat e Bundesligës  gjatë pandemisë coronavirus thonë se lojtarët duhet të minimizojnë kontaktet me persona që nuk janë pjesë e familjes së tyre. Drejtori Sportiv Zorc shpjegoi se ka folur me lojtarët për sjelljen e tyre dhe saktësoi se ata i kishin hequr maskat vetëm për një moment sa për të bërë fotografitë.

Sfidanti.al