“Perënditë e Derbit” më së fundi e kanë dëgjuar thirrjen e Tiranës edhe pse u deshën 5 vite për të ngritur kokën. Tirana ka shembur “bustin” e Partizanit dhe në këtë tokë, ku fjala rilindje ishte privatizuar nga lodra politike,këtë herë ka gjetur vërtetesinë. Ka rilindur Derbi pas 5 vitesh dhe humbja ka tingëlluar shumë e panjohur, gati e papranueshme për Partizanin, i cili e hoqi të keqen, duke marrë me “shkelma” trajnerin Lerda. Por , më shumë se kaq, ishalla nuk është e vërtetë, ka zëra se janë qënka trazuar edhe harmonia e “zotave” në majë të “Olimpit”, në klubin e demave. Kur humbet Derbin, ku triumfi ishte konvertuar në pronë, edhe topi i pushtetit ndryshon kah , kështu, s’do të jetë më absolut për drejtorin Olsi Rama. Presidenti Demi , ndryshe nga skema fikse e një viti më pare, kur u shpallën kampionë, ka flakur letargjinë , kurse drejtori i plotfuqishëm Rama, bashkë me Lerdën , humbi dhe magjinë e personazhit te vitrinës..
Sapo ka ndryshuar graviteti i Derbit, menjëherë ka ndryshuar edhe fati i ekipeve, ku njëra e tepron me peshën e humbjes dhe tjetra “dehet” dhe gdhihet..kampione. Fraza me bujë e mbrojtësit Muça se Tirana do të vazhdojë të rrëzojë tabutë në kampionat dhe do të futet në valle për titull, tingëllon si një këngë tersi për bardheblutë. Kur Tirana humbi vdekshëm me Kukësin, në një ndeshje që u bë e gjallë vetëm në fillim, u duk sikur u hapën portat e krizës dhe ekipi u privua moralisht të guxonte të thoshte prapë se “jemi edhe ne për titull”. Po kur fiton derbin, ose kur “toreadori” pas 5 vitesh sfilitje gjunjëzon “demin”, cili mund të thotë se Tirana s’qënka e denjë për titullin, kur këtë here, edhe komanduesit e garës, mburren se këtë sezon , as ata vetë nuk dine akoma se me kë të bëhen, ngaqë klasifikimi tek kreu po lëshon xixa…
Sfidanti.al