Në një kohë që e gjithë vëmendja është përqendruar te kthimi eventual i Nejmarit në Katalonjë, Lionel Mesi është një nga ata që do që miku i tij brazilian të kthehet përsëri në “Kamp Nou”. Nga Barcelona vijnë lajme se ylli argjentinas tanimë ka bërë gati një listë me lojtarët që klubi katalonjas duhet t’i shesë që Nejmari të kthehet në ekipin, nga i cili ai iku dy vite më parë te PSZH-ja që pagoi për të shumën rekord prej 222 milionë eurosh.
Klubi francez në fjalë nuk do që ta shesë futbollistin as brazilian më pak se 222 milionë euro dhe midis lojtarëve që i pëlqejnë PSZH-së te Barcelona është vetëm Felipe Kutinjo, kurse pjesën tjetër “të shenjtët” e duan para në dorë.
Thuhet se Mesi i ka dërguar kryesisë së klubit të vet një listë me tre emra lojtarësh që duhet të shiten, që në Barcelonë të kthehet Nejmari. Në këtë listë figurojnë Ivan Rakitiç, Samuel Umtiti dhe Usman Dembele, ndërkohë që largimi i tyre nuk do t’i prishë ndonjë punë të madhe klubit katalonjas.
Sfidanti.al