Ka disa kohë që mediumet në Itali spekulojnë se Masimiliano Alegri do të largohet gjatë verës nga stoli i drejtimit të Juventusit, por, megjithatë, informacionet më të fundit e bëjnë situatën më të qartë.
Pikërisht, Alegri ishte parë ditët e fundit në qendër të Torinos që shoqërohej nga agjenti i një firme pronash të patundshme (real estate), duke kërkuar shtëpi në qendrën e ngushtë të qytetit të mësipërm. Kjo është një shenjë e qartë se Alegri nuk ka ndërmend që të largohet nga Torino, pra nga Juventusi.
Sipas medias italiane, ditët e ardhshme do të takohen pronari i Juventusit, Andrea Anjeli, dhe vetë Alegri që do të bisedojnë për të ardhmen e këtij të fundit. Alegri u vu në krye të Juventusit më 2014 dhe, që atëkohë, ai i ka sjellë klubit “bardhezi” 11 trofe, përfshi pesë Skudeto radhazi.
Sfidanti.al