A ishte ndeshja e fundit e De Ligt në “Arenën Johan Krojf”

Kapiteni i Ajaksit, Matijs De Liht, konfirmoi se ai ndodhet në prag të largimit nga ky klub amsterdamas, por se akoma nuk ka marrëveshje me asnjë klub.

De Lihti që është vetëm 19 vjeç, konsiderohet një nga mbrojtësit më me perspektivë në botë dhe momentalisht për të po interesohen shumë klube të mëdhenj, por në “pol position” ndodhet Barcelona që tanimë ka siguruar shërbimet e futbollistit tjetër të talentuar të Ajaksit, mesfushorit Frenki de Jong.

“A ishte kjo ndeshja ime e fundit në ‘Arenën Johan Krojf’? Nuk e di. Bisedime po zhvillohen, por akoma nuk ka marrëveshje me asnjë klub. Gazetat shkruajnë shumë gjëra dhe ju mund të besoni atë që doni”, deklaroi De Lihti.

Sidoqoftë, “El Mundo Deportivo” shkruan se një përfaqësi e Barcelonës ka shkuar në Amsterdam që të bisedojë për qendërmbrojtësin e ri të lartpërmendur holandez.

Sfidanti.a;