“Don Balon”: Junajtidi i prish planet Realit, e mund me miliona për Militaon

Mançester Junajtidi është vënë në kërkim të një mbrojtësi qendror dhe tanimë përmenden disa përforcime eventuale, por duket se zgjedhja ka rënë mbi lojtarin e Portos, Eder Militao.
Gazeta “Don Balon” shkruan se “djajtë e kuq” janë gati që ta mposhtin Realin e Madridit në betejën për këtë mbrojtës cilësor.
Thuhet se Reali nuk do që të paguajë më shumë se 25 milionë euro për shërbimet e Militaos, ndërkohë që Junajtidi është gati të paguajë deri në 40 milionë euro.
Militao me klubin e Portos ka kontratë deri në vitin 2023, ndërkohë që klauzola i tij e shitjes është 50 milionë euro.
Sfidanti.al