Bajerni nxjerr në shitje Humelsin, Çelsi i pari.. gati portofolin

Bajerni i Myninut po përgatitet që të bëjë një “remont” të përgjithshëm të ekipit, ndërsa pritet që të vijnë disa yje të tjerë dhe disa yjeve ekzistues të tij u është treguar dera e daljes.
Siç dihet tanimë, veteranët Frank Riberi dhe Arien Roben po luajnë sezonin e tyre të fundit, por ndërkohë do të shiten edhe disa yje të tjerë.
Media gjermane shkruan se kryesia e Bajernit ka vendosur që të vejë në listën e transferimeve edhe mbrojtësin Mats Humels që nuk i justifikoi shumë shpresat, qëkur ai erdhi nga Borusia e Dortmundit, ndërkohë që ai është në konflikt edhe me trajnerin Niko Kovaç.
Klubi bavarez që “ta lirojë” Humelsin, kërkon 35 milionë euro, një shumë, të cilën janë gati ta paguajnë disa klube të mëdhenj evropianë, midis tyre edhe Çelsi që po tregon një interesim të madh për këtë mbrojtës gjerman.
Sfidanti.al