Inter-Napoli, sfida e dhunës dhe racizmit

Inter-Napoli rezultoi më shumë se një ndeshje futbolli në Serionë A italiane. Përpara startiti të kësaj sfide u shfaqën  momente tensioni pasi tifozë të të dyja skuadrave u përleshën me njëri-tjetrin pranë stadioumit \Giuseppe Meazza’ në San Siro’. Bilanci i këtyre përleshjeve foli për një tifoz të vdekur në spital pasi u godit nga një makuinë dhe 4 napoletanë të goditur me thikë. Ndërkaq është mësuar se 3 tifozë ultras janë arrestuar dhe një është identifikuar. Kuestori i Milanos, marcelo Kardona deklaroi se do të kërkojë ndalimin e tifozëve të Interit të ndjekin skuadrën e tyre në transfertë dhe mbylljen e sektorit të tyre në San Siro deri në 31 mars.

Ndaj kësaj ngjarjeje të shëmtuar reagoi edhe presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, gravina që e tha hapur se kampionati mund të pezullohet.’Këtu duhet dicka radikale-tha Gravina për ‘Messaggero’-sepse në një fundjavë ku gjithcka duhet të ishte në festë, unë pashë e dëgjova për ngjarje që është krejtësisht e papranueshme për mua si president i FIGC. Dhe nuk flas vetëm për politikë sportive, por për një zgjidhje radikale sepse jam i shqetësuar për këtë klimë surreale’.

por problemet e Inter-Milan nuk kishin të përfunduar. Gjatë zhvillimit të ndeshjes u dëgjuan kore raciste kundrejt Kulibali i cili reagoi nëpërmjet rrjeteve sociale duke deklaruar se është krenar për ngjyrën e lëkurës së tij, krenar se është senegalez, francez e napoletan, krenar se është njeri.

sfidanti.al