Përpara sesa të nisej për pushimet e fundvitit, Lionel Mesi dha një intervistë ekskluzive për gazetën “Marka” të Madridit. Kryefjala e tij ishte se “futbollin e dashuroj pa masë, por familja është mbi të gjitha”. Pasi u shpreh kështu, argjentinasi i Barcelonës, mori avionin bashkë me njerëzit e tij më të dashur, dhe u nis për diku larg, në një vend tropikal.
Nuk vonoi të postonte foto dhe video nga pushimet e Krishtlindjeve, që linjat ajrore dhe gjendja e tij ekonomike, ia lejojnë t’i kalojë me rroba banje. Mesi hodhi në rrjetet sociale një foto me gruan e tij, Antonelën, si dhe një video ku luante “Tekboll” (Teqball) me djalin e tij, Tiagon. Me shumë gjasë, ai do të kthehet në Spanjë plotësisht i lumtur dhe i shlodhur, për të përfunduar në mënyrë të suksesshme një sezon të madh deri tani.
Sfidanti.al