Lionel Messi i përgjigjet kërkesës së Kristiano Ronaldos, me portugezin që e ftoi atë të luajë në serinë A italiane për të përjetuar një sfidë ndryshe nga ajo e kampionatit spanjoll. Në një intervistë për të përditshmen Marca, sulmuesi i Barcelonës theksoi se nuk ka nevojë që të ndryshojë skuadër, pasi Barcelona është shtëpia e tij
‘Nuk kam nevojë për asnjë ndryshim-tha Messi në intrvistën e tij të gjatë-Jam te skuadra më e mirë në botë. Sfidat e mia rinovohen vit pas viti. Nuk është e nevojshme që të ndryshoj skuadër apo kampionat për të vendosur objektiva të rinj. Jam në shtëpinë time, në klubin më të mirë në botë’.
Pep Guardiola është një personalitet që ka ndikuar shumë te Lionel Messi në periudhën 2008-2012 dhe argjentinasi nuk e ka harruar katalanasin. Në intervistën e tij 31 vjecari deklaroi se do t’i pëlqente që të punonte përsëri me trajnerin 47 vjecar, por është i ndërgjegjshëm se kjo është shumë e vështirë për t’u arritur.
Trofeu i topit të Artë ishte një tjetër temë për të cilën foli Lionel Messi, dicka që ishte e paevitueshme. Argjentinasi nuk shkoi më shumë se vendi i pestë në këtë renditje, dicka që i befasoi të gjithë, por jo kapitenin e Barcelonës
‘Sinqerisht nuk i jap shumë rëndësi Topit të Artë edhe pse është një cmim me shumë vlera-tha Messi-e dija që nuk kisha mundësi për ta fituar në këtë sezon. Dëgjoja emrat që përmendeshin dhe e dija që nuk do fitoja, kështu që nuk u befasova aspak për cfarë ndodhi’.
sfidanti.al