Viti 2019 do të jetë sezoni i 22 për atë që konsiderohet si tenisti më i mirë i të gjitha kohërave; Roger Federer. Zvicerani i ka idetë e qarta për atë që kërkon nga ky vit; fitoren e titullit të tij të 100 në karrierë. këtë mund ta arrijë në turneun për skuadra Hopman Cup, apo edhe në Australian open. Në të vërtetë, turnei i Melbërnit është eventi ku është fokusuar më shumë Federer pasi është turneu i parë Grand Slam i vitit e për më tepër, zvicerani do të kërkojë të mbrojë titullin e fituar në 2018
‘Mendoj se në moshën time, njerëzit presin që unë të bëj dicka të jashtëzakonshme në Melbërn-tha Federer-për mua do të ishte e pabesueshme, por nëse nuk do t’ia dilja mbanë asgjë nuk do të ishte jashtë logjikës, pasi në tenis është e vështirë që cdo vit të shfaqësh lojë të një niveli të lartë. ndonjëherë duhet të kesh edhe fat e një short të favorshëm’
Federer është 37 vjec, por duket se fiziku i tij nuk e ndjen aspak peshën e viteve që kalojnë, sic e konfirmon edhe ai vetë teksa deklaron se është në gjendje që të përballojë të gjitha sforcimet fizike.
sfidanti.al