Krahasimi i 19-vjeçarëve Mbape, Mesi e Ronaldo

Mesi e Ronaldo mbeten padyshim lojtarët më të mirë në botë, pavarësisht nga pretendentët e shumtë, veçse njëri prej tyre meriton vëmendje të veçantë. Ky është Kilian Mbape, sulmuesi francez që sapo ka mbushur moshën 20-vjeçare. Gazeta britanike, “Deili Meil”, vendosi të bënte një krahasim mes tre kampionëve për atë që kishin arritur në nivel individual deri në moshën 19 vjeç.

Më i miri, deri në këtë “vërsë” del pikërisht Mbape, me më shumë gola sesa dy gjigandët. Sulmuesi francez ka shënuar 52 rrjeta për Monakon e Paris SG në dy sezonet e fundit, dhe ka shtuar edhe 9 rrjeta për Francën në kombëtare. Mesi kishte arritur deri në 26 gola për Barcelonën dhe 4 për Argjentinën, ndërsa Ronaldo 17 në nivel klubi dhe 7 me Portugalinë.

Në nivel ekipor, Mbape fitoi Kupën e Botës me Francën, ndërsa Mesi fitoi në atë kohë Championsin me Barcelonën. Ronaldo duhej të priste deri 23 vjeç për të fituar Championsin, ndërsa Europianin me Portugalinë e fitoi në moshën 31-vjeçare.

Sfidanti.al