Son kthehet tek Totenhemi me medaljen e artë aziatike

Koreanojugori Son Heung-min u kthye i buzëqeshur në Londër, dhe u paraqit në kompleksin stërvitor të Totenhemit, me një medalje të artë në dorë. Son fitoi të artën në Lojërat Aziatike, versioni kontinental i Lojërave Olimpike, duke shpëtuar nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak në vendin e tij të lindjes, Korenë e Jugut. Ishte pra krejt normale që sulmuesi u bashkua me shokët e skuadrës së tij angleze me medaljen e artë në dorë, medalje që e shpëtoi nga ushtria. Pa dyshim, që ai duhet të falenderojë shokët e tij në kombëtare, pasi titulli aziatik u fitua si skuadër nga Koreja e Jugut.

Sfidanti.al