Te Milani duket kane filluar te pendohen per largimin e Andre Silves. Portugezi qe ka kaluar me huazim te Sevija, e ka nisur mjaft mire sezonin teksa ka shenuar 4 gola ne kampionatin spanjoll dhe ka dhene edhe 1 assist ne 7 ndeshje, praktikisht gjysma e shifrave te regjistruara me Milanin ne nje sezon te tere.
Tashme te kuqezinjte po e qajne futbollistin portugez edhe per faktin se Milani ne sulm ka mbetur vetem me Higuain duke qene se Kutrone u demtua ne ndeshjen e skuadres U21 te Italise me Kombetaren shqiptare te 21 vjecareve.
Sevija po i gezohet formes se jashtezakonshme te Andre Silvas dhe duket se ka vendosur te bleje perfundimisht kartonin e luzitanit, nderkohe qe akordi me Milanin eshte marrja e tjj me huazim me te drejte blerje per 30 milione Euro.
Por Andre Silva po ben mjaft mire dhe me perfaqesuesen portugeze. Ishte pikerisht ky lojtar qe mbremjen e se henes ndeshkoi Italine teksa shenoi golin e fitores per skuadren e tij Portugaline. Nje tjeter arsye kjo qe shtyn Sevijen qe te kerkoje ta kete ate perfundimisht ne radhet e saj.
Sfidanti.al