Paulo Dibala e ka percaktuar objektivin kryesor te tij; te fitoje vendin ne formacionin titullar te Juventusit. Sulmuesi argjentinas eshte i ndergjegjshem se nuk e ka nisur sezonin ashtu sic duhet me Alegrin qe e ka lene ne pankine dhe tani kerkon te fitoje kohen e humbur.
‘E pranoj qe nuk e kam nisur sezonin si ne vitet e kaluara, por tani dua te kthehem ne Torino per te punuar shume per te fituar vendin ne formacion-tha Dibala nga Argjentina.
Nuk ishin te pakte ata qe deklaruan se per Dibalen problemi ishte Kristiano Ronaldo, por argjentinasi e mohoi kete.
‘Me Ronaldon gjithcka shkon mire, duhet vetem te punojme me shume se bashku-vijoi Dibala-kemi perpara te gjithe sezonin per t’u permiresuar se bashku. Pasi pata fatin te luaj me Mesin, tani mund te luaj mr Kristiano Ronaldon, eshte dicka shume e bukur’.
Sfidanti.al