Ljuis Hamilton shuan përfundimisht zërat spekulativë që e rrethonin prej kohësh në lidhje me të ardhmen e tij te Mercedes. piloti britanik, 4 herë kampion i botës në Formula 1, rinovoi kontratën me skuderinë gjermane edhe për 2 vjet të tjerë deri në 2020. Lajmi u publikua nga vetë Mercedes në një komunikatë për shtyp në faqen e saj të Internetit
Kjo do të thotë se Ljuis Hamilton, në fund të 2020 do të mbyllë sezonin e tij të 8 me Mercedes që përbën edjhe qëndrimin e tij më të gjatë në një skuadër. Britaniku, që erdhi te skuadra gjermane në vitin 2013 duke fituar 3 titouj botërorë me këtë skuadër dhe 44 gara. përsa i përket Botërorit të Formula 1 në total, hamilton që debutimin e tij e bëri në 2007 në këtë kampionat ka 4 tituj botërorë dhe 65 garatë fituara, i dyti në historinë e këtij kompeticioni për sa i përket këtij aspekti pas Mikael Shumaker. Por jo vetëm kaq Hamilton ka shkruar historinë e Mercedes pasi është piloti më i suksesshëm i kësaj skuderie në 112 vjet pjesëmarrje të saj në garat automobilistike.
sfidanti.al