Ish arbitri gjerman gjen zgjidhjen për topin me dorë në zonë: Të mos jepet penallti

Penalltia e akorduar në favor të Francës në finalen e Botërorit me Kroacinë pas prekjes së topit me dorë të Perisic po përmendet ende. së fundmi ka dalë dikush që ka bërë një propozim vërtet interesant përsa u përket prekjeve të topit me dorë të futbollistëve në zonë, në mënyrë që të mos ketë më polemika të tilla.

Bëhet fjalë për ish arbitrin gjerman Torsten Kinhofer i cili ka thënë që të mos akordohet më penallti për prekje të topit me dorë në zone, por të jepet goditje dënimi në pranë pikës ku ka ndodhur episodi. Sipas 50 vjecarit, të akordohet penallti vetëm për rastet kur ka prekje të dukshme të topit me dorë mbi vijën fatale të portës . ‘Një zgjidhje e tillë do të hiqte presionin mbi arbitrin dhe ndëshkimi nuk do të ishte kaq i rëndë-tha Kinhofer për të përditshmen gjermane.

Torsten Kinhofer në karrierën e tij ka gjykuar 213 ndeshje të Bundesligës në periudhën 2001-2015 dhe ka qenë arbitër i FIFA në 2006-2013, kohë kur ka gjykuar 28 ndeshje ndërkombëtare për klube dhe përfaqësuese.

sfidanti.al