Ronaldo bën surprizën; lë 20 mijë Euro bakshish

Kristiano Ronaldo tregoi edhe njëherë se ka një zemër shumë të mirë. Sulmuesi portugez i Juventusit ka lënë një bakshish me vlerën rekord prej 20 mijë Eurosh për stafin e resortit grek ku ai qëndroi bashkë me familjen e tij përpara se të udhëtonte drejt Torinos për të firmosur kontratën e tij të re me Zonjën e Vjetër.

Lajmi publikohet nga tabloidi ‘the Sun’ sipas të cilit, 33 vjecarit duke se i ka bërë shumë përshtypje mënyra sesi e kanë trajtuar në këtë resort duke lënë bakshishit prej 20 mijë Eurosh që t’u shpërndahet punonjësve në mënyrë të barabartë.

Por jo vetëm kaq, ‘The Sun’ publikon edhe të dhëna të tjera që përbëjnë një rekord për Kristiano Ronaldon  dhe që ka të bëjë me rrjetin social Instagram. Kështu fotoja e tij në momentin e transferimit te Juventusit ka marrë 11.3 milionë pëlqime duke u renditur pas fotos së vajzës së Kajli Xhener, asaj të fejesës së Xhastin Biber dhe fotos tjetër të Ronaldos në momentin e ardhjes në jetë të vajzës së tij Alana Martina.

sfidanti.al