Te Spanja nisi epoka Luis Enrike. 48 vjecari është prezantuar sot si trajneri i skuadrës kombëtare spanjolle. për krah tij në ceremoninë dhe konferencën për shtypo të mbajtur me këtë rast ishin edhe presidenti i Federatës Spanjolle Luis Rubiales dhe Drejtori Sportiv Huan Fransisko Molina. Luis Enrike që iu përgjigj pyetjeve të të gjithë gazetarëve që ishin të pranishëm në këtë eveniment deklaroi se do të mundohet të japë më të mirën në drejtimin e ‘La Roja’.
‘Jam shumë entuziast dhe jemi këtu për të bërë të mundur fitimin e një kompeticioni të rëndësishëm në 2 vitet e ardhshme-tha Luis Enrike-Do të bëjmë një analizë të thellë të asaj që ndodhi me përfaqësuesen dhe do të më pëlqente të vazhdoja punën e Lopetegit dhe Hierros të cilët i falenderoj. Kemi tre evenimente që nuk fitojmë asgje. E kam përjetuar një situatë të ngjashme edhe te Barcelona dhe ideja ime është që të evoluojmë.Janë shumë vendime që duhen marrë, duhet bërë ndryshimi i brezave dhe duhet të studiojmë cdo cështje personale. Kjo kombëtare na ka bërë më të mirë dhe e gjithë bota na admironte. Por kemi shumë gjëra për të përmirësuar. Nuk do të ketë revolucion në skuadër, por ndryshime’
Luis Enrique si futbollist ka qenë pjesë e dy gjigandëve të futbollit spanjoll, Real madrid e barcelona. Me kombëtaren e Spanjës ai ka zhvilluar 62 ndeshje në 1991-2002 me 12 gola të shënuar. Si trajner, Luis Enrique ka drejtuar Barcelona B, Romën, Celta Vigon dhe Barcelonën me këtë të fundit ka fituar 9 trofe në 3 vjet.
sfidanti.al