Një tjetër lojtar në mes të veteranëve në një kombëtare historike si Spanja. Gerard Pike, të mërkurën, mund të luajë ndeshjen numër 100 me iberikët duke u bashkuar me shumë futbollistë spanjollë që e kanë arritur dhe kaluar këtë shifër. Nëse mbledh lojtarët e kohëve të fundit, shikon se Spanja mund të ketë një formacion të plotë me yje me mbi 100 takime, ndonëse që kanë luajtur në disa botërorë të fundit.
Ja formacioni: Kasijas (167 ndeshje), Pujol (100), Pike (100 të mërkurën), Ramos (153), Shabi Alonso (114), Buskets (104), Fabregas (110), Ksavi (133), Iniesta (128), Silva (122), Torres (110).
Sfidanti.al