Venejbëlls ngre Ronaldon në Olimp: Numri 1 i historisë!

Terri Venejbëlls nuk ka qenë vetëm një tregtar dhe biznesmen i suksesshëm. Anglezi ka qenë edhe një trajner shumë i mirë, siç e tregoi veten me Barcelonën apo kombëtaren e vendit të tij, ndërsa si shumëkush “i zanatit” i lejon vetes të japë opinionet e tij, kuptohet kundrejt pagesës. Objekti me të cilin merret Venejbëllsi quhet Kristiano Ronaldo.

“Ai e ka përsosur lojën e tij, – thotë anglezi, – ai është përshtatur dhe është bërë gjithnjë e më i mirë. Ai ka shfrytëzuar çdo avantazh, qoftë shkencor, mjekësor dhe sportiv, kombinoji të gjitha këto dhe Ronaldo mund të vazhdojë kështu pa fund”.

“I vetmi që mund të konkurrojë me të për numrin 1 të të gjitha kohëve, është Lionel Mesi, ndonëse për momentin Ronaldo është përpara, – shton Venejbëlls, – kam parë Metjusin, Pelen, Krujfin apo Maradonën, por më të mirët mund të jenë vetëm Ronaldo ose Mesi”.

Sfidanti.al