Jo fiks si Rusia, por aty afër. Ata që pëlqejnë fitoret e thella pritën shumë, që nga dita e parë e Botërorit deri këtë të hënë për të parë një të tillë. Belgjika mposhti 3-0 Pamanë, një rezultat që shfaqi qartë diferencën me një ekipi debutues dhe njërës prej skuadrave më të talentuara. Gjithsesi, pritja nuk përfundoi aq shpejt, pasi panamezët i bllokuan për gati 50 minuta kundërshtarët e tyre shumë më të vlerësuar. Mbrojtja e tyre dhe portieri dinjitoz Penedo ndaluan përpjekjet e De Brujnit, Mertensit apo Hazarit.
Gjithsesi, Mertes nuk mund të refuzohej qind për qind. Talenti i Napolit realizoi ndoshta golin më të bukur të Botërorit, një rrjetë të realizuar thjesht personalisht. Më pas, Panamaja u detyrua të ndryshonte skemat dhe të sulmonte më shumë, ndërsa belgët hoqën nga vetja trysninë prej favoritësh. Europianët e thelluan rezultatin, por më herët amerikanoqendrorët patën mundësi të barazonin. Portieri i Çelsit, Kurtua, ndaloi në një farë mënyrë Barsenasin.
Më tej, nuk pati më duel dhe Romelu Lukaku shënoi një dygolësh. Trajneri i Mançester Junajtidit, Murinjo, duhet të ketë mbetur shumë i kënaqur që sulmuesi i tij kryesor u shfaq në këtë formë. Belgjika respektoi parashikimet duke mos gabuar si shumë pretendentë të tjerë, veçse kundërshtari i tyre ishte shumë më i dobët. Në renditje, formacioni i trajnerit Martinez kryeson me tri pikë në grupin G, ndërsa Panamaja nuk ka asnjë.
Sfidanti.al