Në studion e televizioni britanik, ITV, ishin ulur tre ekspertë, tre prej njerëzve më të njohur të futbollit të ishujve. Jan Rajt ish-sulmues i Arsenalit, Roi Kin ish-kapiten i Junajtidit dhe Geri Nevil ish-mbrojtës po i Junajtidit, vunë duart në kokë pasi goli i Zvicrës, ndaj Brazilit, u dha i rregullt.
“Fillimisht nuk u kuptua faulli, – u shpreh Nevili, – mendova se Miranda kishte gabuar. Më pas, përsëritjet treguan se kishte parregullsi”. Jan Rajt shtoi se “nëse nuk do të kishim pasur VAR-in, do të kishim thënë se me VAR-in , ky gol nuk do të ishte dhënë, por ne e kemi VAR-in dhe goli sërish u dha”.
Një mendim të specializuar e dha edhe ish-gjyqtari anglez, Mark Klatenburg. “Gjyqtari duhet të kishte marrë mendim nga dikush tjetër, nga VAR-i, – tha ai, – ishte faull i qartë dhe duhej parë nga çdo kënd”.
Sfidanti.al