Publiku rus dhe ai i gjithë botës po e ndjek Zhoze Murinjon si një analist tërheqës në Kupën e Botës, si një njeri që bën parashikime me mënyrën e tij origjinale. Gjithsesi, trajneri portugez nuk harron detyrën parësore, atë tek Mançester Junajtid dhe nuk humbet asnjë çast për të menduar përforcimet.
Objektivi i radhës është Uillian, lojtari i talentuar brazilian i krahut, i cili luan tek Çelsi. Besohet se Murinjo është gati të japë gati 70 milionë euro për kartonin e tij, në mënyrë që të rrisë nivelin e Junajtidit. Ai u përpoq edhe në janar, por Çelsi refuzoi. Tani pritet që në Londër të zgjidhet çështja e trajnerit, pra të largohet Konte dhe të vijë ndoshta Sarri.
Sfidanti.al