Shumë pak janë ata njerëz që e justifikojnë çmimin që u pagua për transferimin e Virxhil van Dajkut nga Sauthemptoni për te Liverpuli, prej 75 milionë sterlinash (84,4 milionë euro ose 100 milionë dollarë). Tanimë, në modë ka hyrë shprehja se “çfarë mund të blihet me aq para”, por, sidoqoftë, rasti i lartpërmendur është për t’u theksuar. Për Van Dajkun, Livepuli pagoi aq para, sa me to ai mund të blinte Rio Ferdinandin dhe Alesandro Nestën në kohën e vet.
Por, siodoqoftë, inflacioni bën punën e vet, madje, pa ecur shumë gjatë viteve. Van Dajku kushtoi më shtrenjtë sesa e gjithë mbrojtja e Bajernit të Mynihut, Humels, Boateng, Alaba dhe Kimih që kanë ardhur te Bajerni, pasi për ta u paguan 57 milionë euro ose 27,5 milionë euro më pak sesa për Van Dajkun! Me kusurin e mbetur mund të blihej edhe Manuel Nojeri që, më 2011, erdhi nga Shalke te Bajerni për vetëm 22 milionë euro!
Sfidanti.al