Keini, shënuesi nr.1 në botë, por i 35-ti nga paga në Premier!

Ndoshta, me të vërtetë, do të habiteni, por sulmuesi i Totenhemit, Hari Kein, nuk është midis futbollistëve më të paguar të Premier Ligës, megjithëse ai është një nga golashënuesit më të mirë gjatë disa sezoneve të kaluar të saj, madje edhe Kristian Benteke ka një pagëmë të madhe se “makineria e golave” të ekipit londinez të mësipërm. Po, Benteke fiton 120 000 sterlina në javë, ndërsa Keini fiton 10 000 sterlina më pak. Gjatë dy sezoneve e gjysmë të kaluar, futbollisti belg (Benteke) ka shënuar, gjithsej, 26 gola në Premier Ligë, kurse Keini vetëm gjatë këtij gjysmësezoni ka shënuar 19 gola në Premier Ligë, ndërkohë që, gjatë të gjithë vitit kalendarik, ka arritur që të shënojë 39 gola në ligën më të fortë të Anglisë!

Askush nuk po ankohet se paga e Keinit prej 110 000 sterlinash në javëështë e vogël, por kur mendon sesa marrin disa futbollistë të tjerë që nuk i vijnë atij as te maja e gishtit të këmbës, atëherë…

Më i paguari në Premier Ligëështë Pol Pogba me 290 000 sterlina në javë, i ndjekur nga Romelu Lukaku – 250 000 sterlina dhe, kështu, me radhë – Serhio Aguero, Jaja Ture dhe Zllatan Ibrahimoviç – 220 000 sterlina, Kevin de Bryjn, David de Gea dhe Eden Azar – 200 000 sterlina, etj., ndërkohë që Hari Keini me 110 000 sterlina është i 35-ti!

Sfidanti.al