Që nga ky muaj i 2018-ës, vëllezërit Kanavaro në një klub!

Futbollisti i Sasuolos, Paolo Kanavaro, do të fillojë, së shpejti, karrierën e tij si trajner, konkretisht, si ndihmës i vëllait të tij, Fabio. Kanavaro i vogël, menjëherë mbas ndeshjes së Serisë A me Romën që u luajt të shtunën e kaluar, paralajmëroi tërheqjen e tij nga futbolli aktiv. Kështu, ai, tani, do t’i bashkohet ekipit kinez të Guanzhout Evergrandes, ku ai do të punojë si ndihmës i të vëllait të tij trajner.

“Unë kam ambicie të mëdha dhe i shpreh mirënjohjen time të madhe kryesisë së Sasuolës që e respektoi vendimin tim që të filloj një kapitull të ri në jetën time. Sasuolo ëshë shtëpia ime, por, sidoqoftë, jam i detyruar që të largohem që të punoj me vëllanë tim, Fabio.Mua do të më mungoj futbolli aktiv, por, mezi pres që të filloj karrierën time si trajner”, vuri në dukje Paolo Kanavaro.