Goli i anuluar nga anësori Çokaj pati më shumë bujë se sa meritonte. Kështu ndodh sa herë që zyrtarët varrosin golin e lindur ne “maternitet” pa lejen e tyre, sidomos kur shënohet nga ekipet që shaktojnë alegji në zyrat e FSHF-së.. E gjithë ushtria e moviolistëve, zyrtarë të FSHF-së, e bekuan vendimin të drejtë për ta anuluar golin. Madje edhe Lorenc Jemini që disa ditë më parë është dehur me frazën “ tani jam i lirë dhe do të gjykoj si i lirë” , është shprehur në mbështetje të versionit zyrtar për zhdukjen ” e golit vlonjat, duke humbur rastin per te konfirmuar lirinë biologjike..
Të mësuar nga politika për të zbuluar të vërtetën e këtij episodi plot ligësi, u dashka të kapërcejmë oqeanin, tamam tamam në SHBA, për të mësuar një të vërtetë futbolli.. Ish- arbitri Arsen Hoxha shpjegon me detaje rastin, duke zbuluar edhe njëherë ne “delta force” e maviloistëve është e shtrënguar të sajojë përrallën e radhës. Hoxha , tejet i bindur dhe i qartë, edhe pse na ndan një oqean me të, thotë se anësori e ka ngritur flamurin për të anuluar një gol të rregullt, . Nga ata që quhen 24 karatsh, nga ata që nuk lejohen të ndodhin sepse e gjithë ushtria e arbitrave dhe maviolistëve vetëm nxemjen kanë bërë deri tani me Flamurtarin. Siç duket, ky është ekipi që kërkonin vlonjatët ndër vite, pasi tregon një krenari supreme: shkon lart në klasifikim dhe pse zyrtarët e tërheqin poshtë me dënime dhe me prapëskena të panderprera.
Sfidanti.al