Harroni MSN-në, BBC-në dhe Nejmar-Kavani-Mbape, ka të tjerë!

Pritej që treshja sulmuese e Paris SG, e përbërë nga Nejmar, Kavani dhe Mbape të ishte më rezultativja, jo vetëm në Francë, por edhe në gjithë Europën. Yjet parizienë i janë afruar shumë këtij parashikimi, por nuk janë lejuar të jenë të parët dhe faji është i një tjetër tresheje. Bëhet fjalë për sulmin e Lionit, të përbërë nga Fekir, Mariano dhe Depai që ka shënuar gjithsej 26 gola, ndaj 24 të treshes NKM të PSG-së.

Pas tyre, në Europë janë treshja e Mançester Sitit (Aguero-Gabriel Zhezus-Stërling) me 22 gola, dhe ajo e Juventusit (Higuain, Dibala, Kuadrado) me 21. Tashmë janë harruar treshet e famshme MSN, që nuk ekziston më pasi Nejmar është larguar dhe tek Barça kanë mbetur Mesi e Suarez, si dhe BBC, që nuk po shkëlqen aspak tek Reali. As Kristiano Ronaldo, as Benzema dhe as Bejl nuk po shënojnë shumë.

Sfidanti.al