Me në krye shefin e stafit të trajnerëve, Miroslav Gjukiç, futbollistët e Partizanit të Beogradit, sikurse shkruan media serbe, në një atmosferë të shkëlqyer, u nisën me aeroplan çarter nga aeroporti i Beogradit, “Nikola Tesla”, për në Shqipërsi, ku, në qytetin e Elbasanit, do të ndeshen, të enjten në orën 21.05, në kuadrin e raundit të 3-të të fazës së grupeve të Ligës së Evropës, me Skënderbëun e Korçës. Partizani, në udhëtimin për në Shqipëri, ka në përbërje të tij, gjithashtu, presidentin e klubit, Milorad Vuçeliç, nënpresidentin Vladimir Vuletiç, drejtorin e përgjithshëm Milosh Vazura, drejtorin sportiv, Ivica Iliev, dhe anëtarë të tjerë të kryesisë së këtij klubi beogradas.
Në listën e udhëtarëve për në Shqipëri ndodhen 21 futbollistë: Portierë – Stojkoviç, Klajiç dhe Joviçiç.
Mbrojtës – Vuliçeviç, Nemanja G.Miletiç, Mitroviç, Ostojiç, Nemanja R.Miletiç, Antonov.
Mesfushorë – Jankovi֛ç, Duriçkoviç, Everton, Jovetoviç, Pantiç, Iliç, Toshiç, Radin, Suma.
Sulmues – Ozhegoviç, Tavamba, Solomon.
“Bardhezinjtë” kanë planifikuar një konferencë shtypi para ndeshjes në hotelin “Sheraton” në Tiranë, ku, gjithashtu, do të bëjnë edhe stërvitje, në mbrëmje, në stadiumin “Dinamo” ose “Selman Stërmasi”.