Përballë një ekipi të madh, dhe një dedikim vërtet i madh. Këto ishin dy “lajtmotivet” e Pep Guardiolës pas ndeshjes ndaj Napolit në Champions. “Pata përballë një nga ekipet më të mirë që kam ndeshur në karrierë, – tha ai, – ndoshta më të mirin. Napolin bën një presion të jashtëzakonshëm dhe nëse nuk je agresiv nuk mund të mbijetosh”. Siti është shumë pranë kualifikimit, por Pep thotë se “ende nuk ia kemi dalë, nuk mund të ç’tendosemi”.
Trajneri katalanas pati edhe një dedikim pas fitores. “Para së gjithash, dua t’ua dedikoj këtë fitore të burgosurve në Katalonjë, Zhordi Sançez dhe Zhordi Kuiçart, – tha ai, – ky është momenti i duhur për t’i kujtuar dhe për të qenë në krah të tyre. Kjo, pra është situata në të cilën gjendemi, ndërsa nuk ka civilizim më të madh sesa idetë. Shpresoj të dalin sa më shpejt, ndërsa një pjesë e jona është mëe ata (në burg)”.
Sfidanti.al