Java e vështirë e Gerard Pikesë përfundoi me talljet e tifozëve spanjollë në Alikante. Nuk munguan në stadium parulla kundër mbrojtësit të Barcelonës, mes të cilave edhe njëra në formë shakaje, ku shkruhej “Pikeja JO, Shakira PO”, stolisur me ngjyrat e flamurit të Spanjës. Edhe pse katalanasi ishte pjesë e ekipit vendas, tifozët më shumë vërshëllyen atë sesa kombëtaren e Shqipërisë, që ishte në të vërtetë skuadra kundërshtare. Java e vështirë e Pikesë nisi me lajmet për ndarje të tij nga Shakira, vazhdoi me ngjarjet e rënda në referndumin e Katalonjës, ku futbollisti ishte “flamur” për mbajtjen e tij dhe për pavarësinë, si dhe vazhdoi deri në fund me pritjen e keqe nga tifozët në grumbullim në Las Rozas pranë Madridit, si dhe në stadiumin e Alikantes.
Sfidanti.al