Mesi është fenomenal,  por di të bëhet edhe “djall”!

Cfarë mund ta zemërojë Mesin? Megjithëse ky futbollist argjentinas rrallë herë është parë i nxehur, ish-bashkëlojtari i tij Ksavi thotë se raste të tilla edhe kanë ndodhur. Edhe Leo Mesi di që t’i humbasë nervat, herë pas here, kështu që, në një rast, e kemi parë, kur i ka bërtitur më të madhe në fushë Rakitiçit. Në atë ndeshje, ai u nxeh shumë që gjyqtari dha ofsajd, ndërkohë që Rakitiçi e vonoi shumë pasimin e topit drejt tij. Por ajo që e zemëron më shumë këtë futbollist fenomenal, është situata, kur ai nuk është përfshirë në lojë, ashtu sikurse dëshiron ati, zbulon Ksavi, duke thënë: “Në Barcelonë ose në përfaqësuesen e Argjentinës, nuk lejojnë që të kalojnë 10 minuta pa e prekur topin Mesi”, i tha ai  gazetës spanjolle “Sport”, duke vazhduar më tej:

“Leo duhet të jetë i përfshirë në lojë, ai duhet të jetë në qendër të zhvillimeve, atje, ku është edhe topi. Në të kundërt, ai tërbohet. Nëse ai nuk e prek topin pesë minuta, ju duhet të bëni gjithçka që t’ia dërgoni topin atij. Ai duhet të marrë pjesë në të gjithë aksionet”, vuri në dukje ish-kapiteni i Barcelonës.

Sfidanti.al