Nëse Spanja apo Gjermania kanë çështje strategjike dhe teknike për të zgjidhur në mënyrë që të jenë të suksesshëm në Kupën e Botës në Rusi, Anglia ka një përparësi tjetër, femrat e futbollistëve. Të njohura me shkronjat e para në anglisht, ËAG-s (Gratë dhe vajzat – Ëomen And Girls), këto femra janë duke u bërë gjithnjë e më të njohura, ndërsa gjithnjë e më shumë Anglia po zhgënjen në kupat e botës apo kampionatet europiane.
Pak kohë më parë, trajneri Garet Sauthgejt, mësohet se vendosi që ËAG-s do të lejohet të udhëtojnë drejt Rusisë, për të qenë pranë burrave dhe të dashurve të tyre. Kjo, në mënyrë që futbollistët të ndihen më mirë duke pasur afër “gjysmat” e tyre të shtrenjta. Gjithsesi, një kundërshti për Sauthgejtin ka ardhur nga njëri prej ish-lojtarëve të Anglisë, Stjuart Pirs. Ish-mbrojtësi i majtë, për disa kohë shok me Sauthegejtin në kombëtare, ka deklaruar se “prania e femrave do të krijonte probleme me mediat, dhe shpërqëndrim”. Pirs, me përvojë personale në këtë fushë, kujtoi Botërorin 2006 kur pati zhurmë të madhe mediatike për femrat e lojtarëve, si Viktoria Bekam, Çeril Koul, Ebi Klansi apo Kolin Runi, duke hequr vëmendjen e lojtarëve nga detyra e tyre kryesore. Pati, madje nga ato që i telefonuan burrat duke u kërkuar që të linin hotelin e kombëtares dhe të kujdeseshin për fëmijët, në mënyrë që gratë të dilnin për qejf e për të bërë pazar.
Sfidanti.al